HISTORIKE! Dritan Abazoviç hap shkollën e vetme shqip në Rozhaj

Dritan Abazoviç  ka financuar së fundmi rindërtimin e shkollës së vetme e cila jep mësim në gjuhën shqipe në Rozhaj, Mali i Zi.

Teksa sjellim në vëmendje se shklolla ka një rol kyç në formimin dhe përçimin e gjuhës ndër breza bëjmë me dije se në zonën e Saxhakut që përfshirnë Serbinë dhe Malin e Zi flitej shqip deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Me kohën, presioni sllav i ka asmiluar por ende ka shumë individë që gjithmonë e më tepër po i rikthehen identitetit të vjetër dhe gjuhës shqipe.

Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se në këtë qytet ka qenë për vizit edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Një rikthim i kësaj natyre, ka bërë që partia e Dritan Abazoviç, shqiptarit me nënshtetësi malazeze të shtoj votuesit dhe dashamirësit.

“Së bashku me Ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës.”- shkruan Abazoviç në Instagram.

HISTORIKE! Dritan Abazoviç hap shkollën e vetme shqip në Rozhaj

HISTORIKE! Dritan Abazoviç hap shkollën e vetme shqip në Rozhaj

HISTORIKE! Dritan Abazoviç hap shkollën e vetme shqip në Rozhaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT