Kroçerja me 648 turistë nga 18 vende të botës zbarkon në Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama shkruan se kroçera ‘Nautica’ me 648 turistë nga 18 vende të botës, prej Amerikës deri në Zelandë të Re, është rikthyer në Shqipëri për t’u ndalur mëngjesin e së dielës në Portin e Durrësit.
Sipas kryeministrit, kjo ndalesë u ka dhënë mundësi vizitorëve të shëtisin për të shijuar gjithë sa ofron Durrësi dhe zonat përreth.
“Nautica, kroçera me 648 turistë nga 18 vende të botës, prej Amerikës deri në Zelandë të Re, është rikthyer në Shqipëri për t’u ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit duke i dhënë mundësi vizitorëve të shëtisin për të shijuar gjithë sa ofron Durrësi dhe zonat përreth”, shkruan Rama.