Vrasja e policit në Kosovë/ Vjen reagimi i parë nga Serbia, Vuçiç njofton konferencë të jashtëzakonshme

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur në veri të Kosovës, ku një efektiv policie ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën.
Në një njoftim të shkurtër, qeveria njofton se Presidenti Aleksandar Vuçiç do flasë për ngjarjen në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme pasdite.
Megjithatë, në njoftim thuhet se Vuçiç do demaskojë të gjitha gënjeshtrat e Albin Kurtit, të cilin e cilësojnë si “krijuesi i kaosit dhe ferrit në Kosovë”.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasdite do t’i drejtohet mediave, ku do të dematojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Më herët, në një konferencë, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza direkte ndaj Serbisë, teksa u shpreh se këto tensione janë të iniciuara nga Serbia. Ai deklaroi se 30 persona të armatosur kanë hyrë në territorin e Kosovësn ga Serbia dhe kanë hapur zjarr ndaj policisë.