Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Kukës, zgjidhet sot kryebashkiaku i ri!

Procesi i votimit në qytetin e Kukësit është mbyllur zyrtarisht, ndërsa pritet që procesi i numërimit të nisë më tej për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.about:blank

Kukësi voton sot për kryebashkiakun e ri. Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, pasi PD-ja zyrtare nuk mori pjesë në votime. Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Nga raportimet , mësohet se procesi i votimit deri më tani ka ecur shumë qetë, ndërsa janë identifikuar disa problematika. Ka pasur raste të votimeve familjare, ndërsa njoftohet se një tjetër problematikë lidhet me faktin se ka një lloj dhënie të informacionit personal kur qytetarët shkojnë për të votuar.

“3500 votues kanë marrë pjesë deri më tani. Një problematikë lidhet me faktin se ka një lloj dhënie të informacionit personal kur qytetarët shkojnë për të votuar. Jashtë qendrave të votimit që qëndrojnë persona që mbajnë lista, dhe pas identifikimit, ata shënojnë emrat e atyre që votuan. Ndërkohë problem është dhe votimi familjar.”, tha Stafa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT