“Më takon si Mark Frrokut dhe Azgan Haklajt”/ Drejtoria e Burgjeve nuk i jep sërish leje, Fredi Beleri këmbëngul

Drejtoria e Burgjeve ka refuzuar ditën e sotme kërkesën e dytë për leje, të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Belerit.
Beleri ka këkruar leje që të dalë nga qelia, për t’u betuar si kryetar bashkie, detyrë që e fitoi në zgjedhjet e 14 majit. Megjithatë, për të dytën herë Drejtoria e Burgjeve nuk e ka lejuar.
Ndërkohë, Beleri ka argumentuar se kjo leje i takon, njësoj si ish-deputetëve Mark Frroku dhe Azgan Haklaj.
“Më takon si Mark Frrokut dhe Azgan Haklajt” ka thënë Beleri.