Ministri Svelça kërcënohet me jetë nga grupi terrorist “Brigada e Veriut”

Profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksplozivë në Zveçan.
Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).
Sveçla sot tha se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore.