MISTER/ Ukraina e raportoi të vdekur, admirali rus shfaqet papritur në video-konferencë (VIDEO)

Një foto e publikuar nga ministri ruse e mbrojtjes ka shkaktuar shumë pikëpyetje, për shkak se në të shfaqej shëndoshë e mirë Viktor Solokov, admirali kryesori Mosklës në Krime, i cili nga Ukraina është shpallur i vdekur.
Forcat speciale të Ukrainës raportuan të hënën se kishin vrarë 61-vjeçarin Viktor Sokolov, së bashku me 33 oficerë të tjerë në një sulm me raketa, javën e kaluar në selinë e flotës ruse të Detit të Zi, në portin e Sevastopolit.
Pamjet ruse sot lanë të hapur mundësinë që video e vjetër e komandantit të ishte mbivendosur në një takim të kryesuar nga ministri rus i mbrojtjes Sergei Shogun, pasi ai nuk u pa duke folur dhe ishte i ulur në një karrige që ndryshonte nga ajo komandantëve të tjerë të marinës.
Pas pamjeve të publikuara nga konferenca, ende nuk ka pasur asnjë koment nga forcat e armatosura të Ukrainës.
Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, të cilat kishin deklaruar të hënën se Sokolov ishte në mesin e të vdekurve nga sulmi raketor i selisë së Flotës së Detit të Zi, lëshuan një deklaratë duke thënë: “Burimet të besueshme pohojnë se në mesin e të vdekurve ishte komandanti i Flotës ruse të Detit të Zi , admirali Viktor Sokolov. Deklarata përsëriti pretendimin e saj se 34 veta personel ushtarak rus ishin vrarë në sulm, një shifër të cilën burimet ruse e kanë hedhur poshtë. Sokolov ishte zgjedhur me kujdes nga Putini për të rikthyer krenarinë e flotës pas humbjes së anijes Moskva vitin e kaluar nga raketat ukrainase.