Oligarkët e parë të Shqipërisë

Një proverb thotë se pasuria nuk mund të trashëgohet, por vetëm mund të fitohet. Në Shqipëri kjo ka rezultuar mëse e vërtetë. Në më shumë se 110 vite shtet, të pasurit e Shqipërisë kanë qënë të ndryshëm. Para viteve të komunizmit, ishte një numër i madh familjesh që zotëronin pasuri të shumta. Më pas, pas viteve 90, situata ndryshoi dhe u krijua një shtrese e re të pasurish. Por ajo që është më interesantja është që pjesa më e madhe e tyre kanë ndikuar fort në jetën politike të vendit dhe të gjithë udhëheqësi e lartë, si Ahmet Zogu apo Enver Hoxha kanë përfituar nga oligarkët e parë të shtetit shqiptar.
PO CILËT ISHIN TË PASURIT E PARË TË SHQIPËRISË?
Me daljen nga Perandoria Osmane dhe me krijimin e shtetit të ri shqiptar, disa familje të mëdha kontrollonin ekonominë e vendit. Toka ishte resursi më me vlerë, pasi tregtia dhe industria ishin pothuaj në shifra minimale. Kështu, familjet Toptani, Vrioni, Vërlaci, Biçakçiu, Vlorajt, ishin të pasurit e parë të Shqipërisë. Një raport i qeverisë Italianë në vitin 1915, rendit 5 çifliqet më të mëdha në Shqipëri, nga ky prodhohej pjesa dërmuese e prodhimeve bujqësore në Shqipëri, nga gruri, vaji i ullirit, frutat dhe blegtoria. Këto ishin çifliqet e Esad Pashës, Xhemil Vlorës, Shefqet Vërlacit, Avni dhe Masar Toptanit dhe ai i Kavajës. E
Esadi ishte i pari i vendit. Ai zotëronte pjesën më të madhe të tokave pjellore përreth tij me Zogun u prish. Ai vijoi të jetonte në Elbasan dhe shoqërohej gjithnjë nga dhjetëra njerëz të armatosur. Pasardhësit e tij tregojnë se ai ishte njeri i sertë. Gjatë një vizite në Itali, ai vendosi të blejë një restorant për dyfishin e çmimit vetëm se nuk gjeti tavolinë të lirë. Në vitin 1939 ai u bë kryeministër i Shqipërisë nën Italinë fashiste. Më pas iku nga Shqipëria dhe vdiq në Romë në vitin 1945.
Xhemil bej Vlora ishte më i pasuri i familjes Vlora. Ai kishte një çiflig të madh në zonën e Mifolit në rreth 700 hektarë tokë që sipas italianëve ishte më moderni në Shqipëri. Afërsia me Vlorën e bënte të mundur që ai të kishte më shumë tregti dhe të eksportonte, kryesisht në prodhime bujqësore dhe vaj ulliri.