Operacion blic në veri të Kosovës, KFOR dhe EULEX zbarkojnë me pajisje ushtarake (FOTO)

KFOR dhe EULEX kanë zbarkuar ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut me pajisje të rënda ushtarake teksa janë duke zhvilluar një operacion blic.
Siç shihet edhe në galerinë e fotove më poshtë, në koordinim me KFOR dhe EULEX, policia po kryehen kontrolle dhe vëzhvime në 3 komunat në Veri, në kuadër të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Kujtojmë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit.
Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë.
Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.