“Qendra e Derviçanit do të mbajë emrin e Micotaqis”, Rama merr me të mira Athinën?

Teksa Tirana dhe Athina janë përplasur për Fredi Belerin, kryeministri shqiptar thotë se një shesh në Shqipëri do të marrë emrin e babait të homologut të tij grek.

Edi Rama, ndau sot në rrjete sociale një fotoalbum nga kantieri i punimeve që po vijon, në kuadër të Programit të Rilindjes Urbane, në zemër të Derviçanit, bashkia Dropull, në qarkun Gjirokastër.

Rama theksoi se qendra e Derviçanit do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis.

“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT