Rama takohet me Zelenskyn, presidenti ukrainas: Faleminderit Shqipëri! Nënshkruam një deklaratë të përbashkët

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në “Twitter”, Zelensky bën me dije se gjatë këtij takimi ka falenderuar kryeministrin Rama për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë dhe vijon t’i japë Ukrainës.
Ndër të tjera, Zelensky ka bërë me dije se së bashku me kryeministrin Rama nënshkruan një deklaratë për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.
“U takova me@EdiRamaal për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, shkruan Zelensky.
I met with @EdiRamaal to thank Albania for supporting Ukraine, including within the UNSC.
I am especially grateful to Albania for joining the G7 Declaration on security guarantees for Ukraine.
We also signed a joint declaration on support for Ukraine’s NATO integration. pic.twitter.com/LhFiMOXsKm
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023