Rita Ora shfaqet kuq e zi në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’

Rita Ora dukej një diva e vërtetë teksa bëri një hyrje madhështore në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’ të enjten.

Ajo mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa.

Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta. Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.

Më pas, ajo u shfaq me një pallto të gjerë të bardhë, taka të larta me platformë dhe një set tëzi.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).

Rita Ora shfaqet kuq e zi në 'Festivalin e Filmit në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT