“Rrogën për vete e bëre”/ Qytetari me aftësi ndryshe i “pret” rrugën Flamur Nokës: Opozitë je por…

Anëtarët e Lëvizjes Bashkë i kanë pritur me protestë ditën e sotme deputetët përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Ata mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej ‘Miratoni minimumin jetik’, thirrje kjo drejtuar ligjvënësve të vendit.

Deputeti i opozitës, Flamur Noka ka kaluar pranë duke u ballafaquar me një qytetar me aftësi ndryshe. Ky i fundit nuk e ka njohur dhe e ngatërroi deputetin e opozitës me të Socialistes, por sidoqoftë nuk ka ngurruar t’i drejtohet, duke i kërkuar llogari edhe atij.

“Opozitë je, por rrogën për vete e bëre,”-tha qytetari, frazë të cilës Noka zgjodhi t’i përgjigjet duke kthyer shpinën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT