Safet Gjici u “kushton” shumë shqiptarëve! Ja sa do të jetë kostoja e zgjedhjeve lokale në Kukës

Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, në lidhje me zgjedhjet vendore në Kukës.

Celibashi deklaroi se këto zgjedhje do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit plot 25 milionë e 457 mijë lekë. Ai shtoi se janë 45.946 zgjedhës, të cilët do të votojnë për kryetarin e ri.

“Janë 45 946 zgjedhës në listën e zgjedhësve të bashkisë Kukës, të cilët kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 24 shtatorit. Janë 74 qendra votimi në këtë bashki, prej tyre 1 qendër është në paraburgimin e Kukësit. Ka ndryshuar përbërja e komisioneve të qendrave të votimit. 9 qendra votimi janë plotësuar me 7 anëtarë, pjesa tjetër janë me 6 anëtarë. Do të jenë 5 grupe numërimi, dy nga PS, një nga PD dhe një nga PL. Do të votohet vetëm me një fletë votimi. Këto zgjedhje do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 milion e 457 mijë lekë, të cilat nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit, pamë që nuk ishte e nevojshme të kërkonim buxhet shtesë sepse kishte kursime nga zgjedhjet e 14 majit.”– tha Celibashi.

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës do të mbahen më 24 shtator, për të zëvendësuar Safet Gjicin, i larguar nga detyra pas publikimit të skandalit seksual.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT