“Serbët u vranë më gjakftohtësi”/ Lista Serbe reagon për vrasjen e policit në Kosovë: Ngushëllime familjes

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar për ngjarje ne rëndë të ndodhur ditën e djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në një reagim, partia më e madhe serbe në Kosovë, shprehur ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe policit Bunjaku, teksa ka ngritur akuza se sulmuesit serbë u vranë me gjakftohtësi edhe pse u dorëzuan.

“Kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve, që u vranë me gjakftohtësi edhe pse u dorëzuan. Pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit? Në këtë drejtim kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe për të parandaluar abuzimet politike të kësaj ngjarje tragjike”, tha Lista Serbe.

Ky reagim i Listës Serbe vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtuesi i Policisë, Gazmend Hoxha, akuzuan nënkryetari e kësaj partie, Milan Radoiçiç, për organizim dhe pjesëmarrje në sulm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT