SHERR në Kuvend! Përplasja për kreun e Grupit, Basha zëvendëson Bardhin, ndërhyn Garda

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar letër Kuvendit të Shqipërisë, ku zëvendëson Gazment Bardhin si kreun e Grupit, duke ia deleguar këtë detyrë deputetes Flutura Açka.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Basha shprehet se në mungesë të tij, Grupin e PD-së do e drejtojë nënkryetarja Flutura Açka.

“Ka njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD.  Me propozim të kryetarit të Partisë vendosi përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD është Flutura Açka, nënkryetar e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit, Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu sekretar, Oriola Pampuri zëdhënëse. Ky bvendim i komunikohet Kuvendit, firmosur nga kryetari i grupit Lulzim Basha “, lexoi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Kjo ka mjaftuar që të rriten tensionet dhe Bardhi të debatoj ashpër, duke bërë kështu sherr me Nikollën. Kjo e fundit ka ruajtur qetësine dhe ka kërkuar të largohet Garda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT