Situata në Kosovë/ Rama ‘kundër’ BE: Për herë të parë në 10 vitet e fundit në kundërshtim me…

ryeministri Edi Rama ka dal ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Itali, ku po zhvillon një takim zyrtar me qeveritarët e vendit fqinjë.
Në konferencë Edi Rama është shoqëruar nga zv.Kryeministri dhe njëkohësisht Ministri Jashtëm italian Antonio Tajani. Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën në veri të Kosovës, teksa është shprehur se në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian.
“Për t’u kthyer te pyetja lidhur me qëndrimin tonë për herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europian është një deklaratë, e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Borrell lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit, e kemi të pamundur pa parë një deklaratë të dytë që i adreson ngjarjeve të ditëve të fundit, pasi është vrarë një efektiv i policisë së Kosovës.
Eshtë skenari më i keq që selia mund të jepte në këtë moment.
alarmi demokratik i nivelit më të lartë, duhet të përdoren të gjitha instrumentat, për të dhënë mesazhin e duhur. Deri në momentin që të ketë një deklaratë të dytë të BE, për të vendosur një drejtësi, apo gjykim, nuk do gjynjëzohemi në deklaratën e parë.
Pavarësisht se cfarë bën Serbia, nuk heqim asnjë presje për ato për Kosovën. Linja jonë është 100% e BE, por ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës, dhe atë që ka pasuar në Beograd.”- tha Edi Rama