Sulmohet me armë policia në veri të Kosovës/ Vritet një efektiv, një tjetër plagoset

Një efektiv i policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë në veri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit, ndërsa lajmi konfirmohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, ka thënë kryeministri Kurti.
Ndërkohë polici i vrarë është shtetasi me iniciale A. B., me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.