Tatuazhi i Dakut çmend serbët, ja çfarë i kërkojnë UEFA-s…

Mirlind Daku vulosi fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë në minutën e 62-të kur shënoi golin e dytë. Ai menjëherë hoqi fanellën për të festuar teksa vëmendjen e mori tatuazhi i tij në shpatull.

Futbollisti i njohur ka gdhendur në trup fjalën “Katana 138”, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ndërkohë serbët janë çmendur pas festimit të sulmuesit dhe që mbi të gjitha ka një tatuazh të tillë. Ata e kanë cilësuar sikur tatuazhi i është kushtuar një terroristi dhe se UEFA duhet të reagojë për këtë skandal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT