Tensionet e PËRGJAKSHME në Kosovë/ Reagon për herë të parë KFOR: Jemi në gatishmëri…

KFOR-i ka reaguar pas tensioneve në veri, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë të Kosovës dhe u plagos një tjetër.
Në reafim thuhet se forcat e KFOR janë në bisedë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një zgjidhje për situatën e krijuar në Veri të Republikës së Kosovës. Më tej thuhet se forcat ushtarake janë të pranishëm në këtë zonë dhe të gatshëm për t’u përgjigjur, nëse kërkohet.
Reagimi i KFOR:
Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.