Tensionet në veri të Kosovës/ Shkon në shtatë numri i terroristëve të vrarë

Shtatë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa një tjetër është kapur nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Deri më tani dihet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT