‘Trupi i Klodiana Vefës u gjet nga fëmijët”/ Shoqja e 35-vjeçares që u vra në Itali: Burri i saj ishte i frikshëm

Klodiana Vefa, shqiptarja që ua vra nga bashkëshorti i saj me plumb në kokë është cilësuar si një grua punëtore dhe të shkëlqyer nga raportimi i mediave italiane.

Mësohet se para disa vitesh ajo arriti të ndahej nga i shoqi i cili ishte një njeri i dhunshëm.

Një mike e Klodianës, po ashtu shqiptare e cila jeton në Castelfiorentino, në provincën e Firences, tha për median italiane LaPresse:

“Ai ushtronte dhunë të fortë fizike dhe psikologjike. Ajo ishte gjithmonë me humor dhe buzëqesur, por ndryshoi plotësisht pas problemeve që i shkaktonte bashkëshorti. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm, por Klodiana nuk e denoncoi kurrë atë dhe kjo zgjati për një kohë të gjatë. Nuk e di pse pranoi ta takonte, këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu ta bënte këtë krim, ishte një ekzekutim. Ata fëmijë mbetën vetëm, si do të mbijetojnë nga kjo traumë”, komentoi më tej shoqja e shqiptares se vrarë.

“Ai që guxon jeton, ai që pendohet mbijeton”, është një nga frazat e gjetura në rrjetet sociale të Klodiana Vefës, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare, e cila jetonte prej disa kohësh në Castelfiorentino, ku ishte pjesë e komunitetit dhe kishte studiuar në Institutin e Lartë F. Enriques.

Sipas disa gazetave lokale, trupi i gruas së pajetë në rrugë është gjetur nga fëmijët e saj.

Klodiana Vefa punonte si kameriere në një restorant jo shumë larg vendit ku u vra. Sipas informacioneve të mbledhura deri më tani, duket se gruaja, nënë e dy djemve 17 dhe 14 vjeç, u vra nga të shtënat me armë zjarri në rrugë, në via Galvani, një fshat në Puppino. Tre të shtëna janë raportuar nga policia në vendin e krimit. Burri që ka qëlluar është arratisur menjëherë me makinën e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT