U shkarkua nga Rama dhe “shkon” në SPAK! Nisma “Thurje” kallëzon ish-ministren për fondet e…

Emri i ish-ministres Frida Krifca doli nga kabineti Rama dhe hyri në SPAK.
“Nisma Thurje” e kallëzoi ish-ministren e Buqësisë dhe disa vartës të saj pranë AZHBR duke kërkuar që të hetohen për abuzimet me fondet e IPARD 2 të Bashkimit Europian.
Denoncuesit e konsiderojnë Frida Krifcën dhe funksinarët e AZHBR përgjegjës për shpërndarjen e fondeve të cilat u tjetërsuan dhe nuk përfunduan për të fuqizuar fermerin.
Më herët nisma thurje ka depozituar edhe kërkesa për hetime të tjera, më e bujshme ajo e sterilizimit, njohur ndryshe si dosja numër një e SPAK./ Top Channel