Vazhdon “zvarritja” e “Gërdecit”/ Shtyhet seanca, kush janë dëshmitarët e tjerë që do thirren (EMRAT)

Eshtë shtyrë edhe sot seanca gjyqësore për çështjen Gërdeci, ku po hetohet ish-ministri Fatmir Mediu.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të familjarëve të viktimave për të pasur më shumë kohë për t’u njohur me provat, e po ashtu që të thirren dhe 12 dëshmitarë të tjerë në proces.
Ndër dëshmitarët janë dhe ish-kreu i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili dhe Ifraim Diveroli. Senaca e radhës do të mbahet më 3 tetor.
SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.