VIDEO: Bashkia e Tiranës rikthen “Lulëkuqe mbi mure”, punonjësit shpërndajnë në ajër dhomat e konvikteve

Një ngjarje e turpshme nga raportohet nga qendra e konvikteve në Fakultetit e Shkencave  Mjekësore në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e denoncimit, tre punonjës të Bashkisë së Tiranës shpërndajnë në ajër numrat për dhomat e konvikteve, për studentët.

Studentët kanë publikuar pamjet që tregojnë skenën e ngjashme me filmin shqiptar “Lulëkuqet mbi mure”, ku ekonomisti Stavri shpërndante thërrime buke për fëmijët.

Pavarësisht se studentët kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit në ambientet ku shpërndahen dhomat e konvikteve, punonjësit e caktuar nga Bashkia e Tiranës nuk respektojnë radhën dhe i shpërndajnë numrat në ajër.

Kush kap i pari numrin nga dora e punonjësit, ai zë i pari dhe dhomën! E turpshme, por kjo ndodh në Tiranë…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT