VIDEO/ Nuk ndalen plumbat, vijojnë të shtënat në veri të Kosovës!

Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, teksa vijojnë të dëgjohen të shtëna me armë.

Në një video të kapur pranë zonës ku u vran jë efektiv policë dhe u plagosën dy të tjerë, po hapet sërish zjarr, teksa raportohet se një grup shtetasish serbë të veshur me bluza jeshile janë vendosur pranë manastirit në Mitrovicë.

Pritet një reagim i KFOR për situatën, teksa më herët u raportua që ka shtuar prezencën në këtë zonë.

Për sulmin ndaj policisë ka reaguar dhe kryeminsitrit Albin Kurti, i cili deklaroi se u krye nga dora e kriminelëve të orkestruar nga Serbia.

“Operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, shkruan Albin Kurti në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT