Vrasja e Martin Bardhit/ Policia ndjek një pistë të re hetimi, dyshohet se…

Vrasja e Martin Bardhit ka tronditur ditën e djeshme opinionin publik teksa hetimet vijojnë.

Policia e Lezhës vijon procedurat në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit që ndodhi ditën e djeshme në Rrëshen.

Bëhet me dije se pas pistës së hetimit për hakmarrje për konfliktin e njohur mes dy familjeve Reçi dhe Bardhi, policia ka hedhur dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur dhe për aktivitetin e djalit të viktimës në Itali.

Nga ana tjetër sipas burimeve të policisë Martin Bardhi dhe djali i tij janë dyshuar se kanë qëlluar me armë Saimir Reçin pas një konflikti fizik të ndodhur në muajin Mars. Mesohet se dyshimet për aktivitetin jashtë shtetit të djalit të Bardhit  janë mbi trafikun e drogës, edhe kjo e dhënë ka bërë Policinë e Lezhës të ndërtojë dhe pistën e dytë.

Kujtojmë se Martin Bardhi u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit. Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku.Të plagosur mbetën të 3 personat që ishin në tavolinë me viktimën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT