A i shpëton Berisha burgut? Analisti bën deklaratën e PAPRITUR: Për vrasjet…

Iftuar në “Top Talk”, analisti Neritan Alibali, ka folur në lidhje me “furtunën” e drejtësisë që ka nisur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.
Alibali u shpreh se lideri është akuzuar për çështje të ndryshme, deri në vrasje por kjo nuk e bën atë të fajshëm, përveç rasteve kur këto akuza vërtetohen nga gjykata.
“Ka një standart të caktuar të drejtësisë, jo çdo akuzë mund të jetë faj. Mund të ketë akuza të ndryshme, akuza politike, akuza personale…Çështja është që vetëm ato akuza që vërtetohen nga Gjykata me urdhër të prerë, vetëm ato akuza mund të konsiderohen të vërteta edhe vetëm në këtë rast, personi është i fajshëm”, tha analisti.
Në një përllogaritje, a mendoni se Berisha do e kalojë këtë situatë?
“Unë nuk mendoj që Berisha do e kalojë, në këtë stad që është. Nuk mendoj që Berisha do të dojë ta kalojë butë këtë situatë. Berisha është në një betejë politike, dhe fatin e tij e ka lidhur gjithmonë me fatin e partisë së tij” u shpreh Alibali për “Top Talk”.