“Abi nuk ka pasur prokurë me të gjithë pronarët e klubit Partizani”/ Argita Malltezi: Vetëm të fisit…

Argita Malltezi në një rrëfim ekskluziv për “Top Story” sqaroi se Jamarbër Malltezi ka pasur gjithmonë vetëm prokurat e familjarëve të tij.

Bashkëshortja e Malltezit deklaroi se dega e familjes Begeja ka pasur përfaqësues të ndryshëm, me prokurë.

Sipas saj Jamarbër Malltezi nuk ka pasur prokurë me të gjithë pronarët e klubit “Partizani”.

“Vetëm dega e familjes Begeja që i përkiste të afërmve të Abit, kishte disa prokura. Çdo familje tjetër pronare ka pasur përfaqësuesit e tyre me prokurë dhe të gjitha këto janë në dosje. Abi nuk ka pasur prokurë me gjithë pronarët e klubit Partizani, ka pasur me njerëzit e fisit të tij. Është gjëja më normale.

Këtë prokurë e ka pasur pjesore në një moment të caktuar. I besuan një pjesë e degës së njerëzve të tij, dega tjetër nuk ia dha. Më vonë mori më shumë nga familja vet. Gjithmonë ka patur prokurë të fisit të vet”, tha Argita Malltezi./ Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT