“Ah mo babi, këta tifozë nuk e meritojnë këtë” – U ul te shtylla dhe shihte shallin kuqezi, babi tregon fjalët e Qazimit pas Islandës: Nuk ma hapi telefonin për 24 orë

Qazim Laçi është simboli i Kombëtares nëse bëhet fjalë për shpirtin dhe zemrën e Shqipërisë. Sa herë që këndohet himni, mesfushori mbyll sytë dhe këndon himnin ku goja nxjerr fjalët e zemrës.

Në një intervistë për “Koha Shtesë” në “Sport Ekspres”, këtë herë kemi intervistuar babain e Qazim Laçit, Emin Laçin, që ka treguar jo pak detaje emocionuese.

“Në U-17 e Greqisë, e donin Qazim Laçin. Trajneri i Greqisë U-17 më thirri në zyrë dhe më kërkoi Qazimin, që ta merrte në Kombëtare. I thashë: “Të lutem, djali është mirënjohës për Greqinë, se e zhvilloi karrierën këtu, por mos ma bëj ftesën.

Më lërë që të shkojë në Shqipëri. Qazimi? Më tha direkt kur e pyetën se kë do mes Shqipërisë dhe Greqisë: “Dua Shqipërinë”. Atëherë qante me netë nga gëzimi kur i vinte ftesa e Shqipërisë. Frikë nga djegia në Greqi? Jo, i thashë: “Ke babin këtu”.

Kur humbëm ndaj Islandës dhe tifozët kërkuan lojtarët për të folur me ta, Qazimi u ul te shtylla me kokën ulur. I thashë: “Pse mo babi?”.

Më tha: “Ah mo babi, këta tifozë nuk e meritojnë këtë, duhet të japësh shpirtin për ata tifozë. Nuk ma hapi telefonin pas ndeshjes, më ka marrë 24 orë pas ndeshjes, ditën tjetër pasdite”, tha Emini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT