Akuza për ish-kompleksin Partizani/ ZBULOHEN emrat e zyrtarëve të pyetur nga SPAK

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi janë bërë mbrëmjen e sotme kryefjalë e mediave pas masave të sigurisë të caktuara nga SPAK.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se lidhur me këtë çështje janë pyetur më herët nga drejtësia disa ish-zyrtarë të lartë.

Mësohet se ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ish-ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, janë pyetur lidhur me këtë hetim.

Një dosje që ka në dorë Prokuroria e Posaçme është ajo e privatizimit të Klubit Partizani. Në këtë padi të bërë nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek Ish Fusha e aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ”doktorit”, është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët kjo, e cila prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT