Ardi Veliu dha dorëheqjen si kreu i AMP, por çfarë fshihet pas vendimit?

Ditën e sotme Ardi Veliu bëri me dije vartësit e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP) se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni.
Në një mbledhje të organizuar ai u përshëndet me të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Megjithatë mbi një vendim të tillë ishin hedhur hipoteza që javën e kaluar.
Ishte Sali Berisha që në një emisión televiziv zbuloi për herë të parë se Veliu kishte dhënë dorëheqjen për shkak të disa përgjimeve që janë zbuluar mes tij dhe bandave kriminale.
“Dha dorëheqjen sepse është gjetur me Encrochat dhe SKYEÇ në kominikim me bandat më të rrezikshme. Por famëziu balla që i kërkon dorëheqjen është shimë më i regjistruar se ardi veliu në ato SKYEÇ dhe encrochat. E them me përgjegjësi të plotë. Ne jemi në këto kushte”, u shpreh Berisha.
Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut. Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, shtoi ai.
Një raportimi mediatik, pretendoi se arsyeja që Veliu dha dorëheqjen është “sepse emri i tij ka dalë në dosjen e sjellë nga Franca në mesazhet e SKYECC, në komunikime me trafikantë të ndryshëm, para zgjedhjeve të vitit 2021”.
Megjithatë pritet të vërtetohet nëse fjalët e Berishës janë të vërteta apo jo. Pas vendimit të Veliut ende nuk ka një reagim nga kreu i Ministrisë së Brendshme, Taulant Balla.