Argita, si i ati Berisha: Jamarbëri është në burg. SPAK s’është drejtësi, i shërben në mënyrë kriminale Edi Ramës

Argita Malltezi, bashkëshortja e Jamarbër Malltezi, gjatë diskutimit në “Top Story” u shpreh se SPAK-u nuk është drejtësi, por një deformim i pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Sipas saj Prokuroria e Posaçme e ka lexuar me patjetër vendimin 29, të vitit 2006.

“Orkestra nuk përbën vepër penale, ata sot kanë ngritur hetimin. Jamarbër Malltezi është në burg, nuk mund të jetë për orkestër dhe hamendësime, duhet të jetë për prova kur tjetri është në burg. KRTRSH-ja ka kompetenca të përcaktuara në ligj, që janë primare të aktivitetit të saj direkt.

Për këto kompetenca sigurisht që ekziston dhe vlerësohet konflikti i interesit e të gjitha me radhë. Kjo është një lloj procesi noterizimi i vendimeve të KRT-së dhe nuk ka pasur arsye që të hyhej në këto, do kalonte vendimi në çdo rast.

A mendoni ju që SPAK-u nuk e ka lexuar vendimin 29 të 2006, sigurisht që e ka lexuar, por SPAK nuk është drejtësi, është një deformim i pushtetit kriminal të Edi Ramës”, tha Argita Malltezi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT