Berisha paralajmëron dhunë sot në Parlament?! “Shumë shpejt do e shihni, në Kuvend, rrugë e me radhë…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para seancës së sotme parlamentare, në lidhje me vendimi npër përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, që në seancën e fundit shkaktuan kaos në Kuvend.
Berisha ka deklaruar se vendimi i përjashtimit është i paligjshëm, ndërsa shtoi se do të ketë betejë pa tërheqje.
“Vendimi është i paligjshëm, absolutisht. Është në parimin e asgjësimit të opozitës në Parlament. Nuk ndryshojmë asgjë, Ne do të qëndrojmë ndaj atyre që duam të jenë opozitarë. Askush të mos mendojë se ka tërheqje. Ka vetëm betejë. Në parlament shumë shpejt do shihini, në rrugë e me radhë”, tha ish-kryeministri.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar socialist. Në fjalën e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej Rregullorja e Kuvendit.