Braçe: Albana Vokshi ia ka hipur karriges së kryetares dhe nuk e lëshon, na kërkojnë të njohim Saliun kryetar PD-je

Erion Braçe ka komentuar situatën në Kuvend, pas bllokimit të senacës si pasojë e kaosit të krijuar nga opozita.
Braçe tha se deputetët e PD-së këkrojnë që mazhoranca të njohë si kryetar Sali Berishën.
“Kanë 33 vjet bëjnë të njëjtën gjë, protestojnë që Amerika të ndryshojë statusin për Saliun, Europa ta pranojë Saliun dhe ne ta njohim për kryetar PD. Ne s’njohim asnjërin prej tyre se s’na intereson.
Këta të Lulit s’kanë ardhur, këta kanë ardhur dhe kanë zënë dyert. Brenda partisë së tyre j’ua morën partinë, këtu do përjashtohen një nga një, që të vazhdojë procesi normalisht.
Ata s’duan karrige deputeti, ata duan karrige qeverie. Pa pushtet as s’ekzistojnë, siç nuk ekzistojnë. Karriget e deputetëve i kanë lënë, kanë marrë karriget e ministrave. Ato merren me votë, s janë në gjendje t’i marrin me votë.
U njoftuan aty, që ata deputetë që janë agresivë, është një Abana Vokshi, e tmerrshme, ka hip aty ku rri kryetarja e Kuvendit dhe nuk e lëshon.
Na kërkojnë ne që të njohim Sali Berishën si kryetar PD-je”, tha deputeti socialist.