BURG për dhëndrin e Berishës/ Avokati: S’mund ta akuzosh se është trashëgimtar i ligjshëm

Avokati i Jamarbër Malltezit ka folur për mediat pas vednimit të gjykatës, për lënien e tij në burg.

Jashtë sallës së gjyqit, avokati ka deklaruar se nuk mund të akuzosh dike sepse është trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase. Ai shtoi se po cënohet parimi i barazisë juridike.

“Nuk ka vepër penale. Nuk mundet të aludohet me anë të ligjeve dhe VKM-së që nuk janë kundërshtuar në kohë. Kemi qëndrim mohues ndaj akuzave. Për aq sa kemi parë të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshme i një familje të mirënjohur tiranase siç është Begeja, është shumë e guximshëm, standardi i provueshmërisë është i ulët. Me këto aludime po cenohet parimi i sigurisë juridike.”– tha avokati.

Gjykata ka lënë në fuqi pak më parë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Jamarbër Malltezin dhe ortakun e tij Fatmir Bektashi, pasi avokatët kërkuan revokim të masës së sigurisë.

Lidhur me çështjen e kompleksit Partizani, SPAK më 21 tetor 2023 arrestoi në Rinas, Jamarbër Malltezin, ndërsa Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi janë ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit dhe detyrohen të paraqiten në policinë gjyqësore. Sipas SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte drejtpërdrejt edhe dhëndri i tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT