Çështja ‘Beleri’ ping pong/ Dy gjyqtarë heqin dorë nga gjykimi i kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

Çështja Beleri është kthyer në një problem në gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit.
Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën.
Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar të përfshihet në këtë çështje të nxehtë. Tashmë gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër gjyqtarja Entela Shedola.
Seanca është parashikuar të mbahet mesditën e datës 10 Tetor./abcnews.al