Deputetja e PS: Sa herë Non-grata ka hall, ju vini zaptoni Foltoren. Kjo është fotografia! Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi

Opozita ka krijuar sërish kaos në Kuvend. Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj po mban fjalën e saj nga vendi deputeti i PD Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe shihet teksa flet i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj.

Noka shihet teksa i bie tavolinës dhe nuk rresht së thëni “turp, turp”.

Pranvera Resulaj: Kjo është fotografia sa herë që ka një sukses nga mazhoranca. Samiti i Berlinit në Tiranë. Non grata në hall të madh.

Sa herë që kemi lajme të mira. Sa herë duhet ët flasim për problemet e qytetarëve, kemi këtë fotografi.

Samiti i Berlinit në Tiranë, Shqipëria në gjithë faqet e gjithë vendeve të Evropës

Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi.

Sa herë që Non -grata ka halle, aq herë ju vini dhe zaptoni foltoren./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT