Detaji te dëshmia e Fatmir Bektashit që kryqëzon familjen Berisha për korrupsion dhe pastrim parash

Nga Carlo Bollino

Nga hetimet mbi skandalin e privatizimit të ish-klubit Partizani, dalin në dritë 3 personazhe me role shumë të qarta. Edhe pse vëmendja mediatike dhe politike është përqëndruar me të drejtë mbi figurën e Sali Berishës dhe të dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi, në të vërtetë, pas leximit të 200 faqeve që përbëjnë vetëm një pjesë të dosjes së shkruar nga SPAK në tre vite investigime, del se figurë kyç për të sqaruar skandalin, është ajo e Fatmir Bektashit, biznesmeni që ka ndërtuar 19 kullat dhe ku është bashkëpronar bashkë me dhëndrrin e ish-kryeministrit.

Edhe pse është akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash (krime edhe më të rënda se ato që i kontestohen Malltezit, i cili ndodhet në burg), Fatmir Bektashi jo vetëm që nuk është në burg (ka vetëm detyrim paraqitje dhe pengesë për t’u larguar nga Shqipëria), por nuk i janë sekuestruar as pasuritë siç është bërë me dhendrin.

Një pozicion në dukje i privilegjuar që hedh dyshime se kontributi i Bektashit në hetime mund të jetë më i madh nga sa duket dhe për këtë arsye SPAK e ka favorizuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT