“Dy horra i hynë në shtëpi”/ PAMJE TË RËNDA, Erion Braçe publikon foton e të moshuarës që u dhunua në Divjakë

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Divjakë, ku një 81-vjeçare u dhunua nga dy persona që i hynë në shtëpi për të grabitur.
Braçe ka publikuar foton e 81-vjeçares, ku shihen dhe shenjat e dhunës që e moshuara përjetoi mbrëmjen e djeshme. Deputeti i PS-së shkruan se e moshuara, e cila banonte në fshatin Shën e Premte në Divajkë, e vetme i ka rezistuar dy grabitësve, të cilët sipas tij e dhunuan brutalisht.
“Dy horra po nga ky fshat, kane hyre dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën”, shkruan Braçe, duke theksuar se dy autorët tashmë janë arrestuar nga policia.
Reagimi i plotë:
NENA NE FOTO ESHTE KALEME DARDHA, BARBARISHT E DHUNUAR! Eshte nga Shenepremte, #Divjake.
Tre dite me pare, dy horra po nga ky fshat, kane hyre dhunshem ne shtepine e saj, per te vjedhur, kane vjedhur gjithcka gjeten;
81 VJEC, E VETME, I KA REZISTUAR GRABITESVE, te cilet e kane dhunuar barbarisht, katandisur keshtu-sic e shihni! Nga momenti i pare i ngjarjes deri dje ne mbremje vone, POLICIA NE DIVJAKE ka kryer cdo veprim te parapare nga ligji, per te vene ne PRANGA grabitesit. DJE NE MBREMJE VONE JANE LIDHUR ME PRANGA, QE TE DY;
Me ta jane gjetur edhe materialet e vjedhura. Shume shume faleminderit POLICISE SE DIVJAKES!
Ne ane tjeter; siç thashe, te dy grabitesit jane nga i njejti fshat, fqinje domethene; ME TURP NUK KA!
Te dish sa vjec eshte, te dish qe eshte e vetme dhe e pambrojtur dhee ta dhunosh keshtu, NUK KA NDODHUR KURRE ME PARE, KURRE NE ATE FSHAT!
MEZI PRES QE FSHATI TE REFLEKTOJE NDAJ NJE BARBARIE TE TILLE!