Ekskluzive! “Po bëjnë terror në Lushnjë”/ Flet babai i Laert Haxhiut: Djali në burg në Greqi, ktej është akuzuar…

Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Top News, ka folur në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj djalit të tij dhe vendimit të gjykatës, për të dhe bandën.

Ai tha se i biri është akuzuar dhe për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë i burgosur në Greqi.

“Po kam kontaktuar me Laertin. Do flasë përmes avokatit të tij për të sqaruar pozicionin e tij. Ai ka qenë me dokumente fallco.

Laerti nuk ka armiq. Janë këta që po e kërkojnë pa prova. Janë njerëz që janë marrë me politikë dhe që rrënjët i kanë akoma në politikë.  Policia e shtetit ka ardhur disa here për kontroll te shtëpia ime. Djalin e kanë akuzuar për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ai është në burg në Greqi.

Këta nuk kanë asnjë provë, asnjë foto. Këta po bëjnë terror në Lushnjë”, tha babai i Laert Haxhiut për Top News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT