“Fajin e ka SHBA”/ Donald Trump tregon arsyet: Ja pse nisi lufta në Izrael

Donald Trump është shprehur se sulmi i përgjakshëm i Hamasit ndaj Izraelit është një “akt i egër që duhet të shtypet”, ndërsa cilësoi më tej Joe Biden si një lider të dobët dhe joefektiv.

Ish-presidenti, duke folur në tubimin e tij presidencial në Cedar Rapids, të shtunën, dënoi sulmet dhe e përdori atë si një mundësi për të goditur edhe një herë rivalin e tij politik.

“Pushtimi i terrorit në territorin izraelit dhe vrasja e ushtarëve dhe qytetarëve izraelitë është një akt i egër që duhet të shtypet dhe do të bëhet. Si president, unë do të qëndroj edhe një herë me Izraelin. Do t’u presim paratë terroristëve palestinezë në ditën e parë”, u drejtua ai njerëzve që ishin pjesë e tubimit.

Trump shkoi më tej, duke thënë se marrëveshja e pengjeve ishte një katalizator i sulmeve, pasi SHBA i dha atyre 6 miliardë dollarë.

“Lufta ndodhi për dy arsye. Shtetet e Bashkuara po japin dhe i dhanë Iranit 6 miliardë dollarë për pengjet.”- tha ai.

Në këmbim të lirimit të pesë amerikanëve të mbajtur në Teheran, administrata Biden ra dakord në gusht të lirojë 6 miliardë dollarë në fondet e ngrira të të ardhurave iraniane të naftës për qëllime humanitare.

Republikani tha në një tjetër tubim në Ëaterloo, se demokrati Biden e kishte bërë SHBA-në të duket e dobët në skenën botërore.

“Sulmi izraelit u bë sepse ne perceptohemi si të dobët dhe joefektiv dhe me një udhëheqës vërtet të dobët. Ishte një sulm i madh me shumë njerëz të vdekur në të gjithë vendin. Kush do ta mendonte këtë?”, tha ai ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT