“Fishta” ulet në Rinas, mbërrijnë 40 shqiptarët e parë që u larguan nga Izraeli

Shqiptarët të cilët punojnë dhe studiojnë në Tel Aviv janë kthyer këtë të dielë në Tiranë. Ministria e Jashtme bën me dije se avioni “Fishta” i “Air Albania” ka zbarkuar pasditen e kësaj të diele në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se në bordin e këtij avioni kanë qenë 40 shqiptarë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kërkuan që të kthehen pas sulmeve në Izrael.
Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.
“Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë. Pasagjeratë janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.
Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në reagimin e ministrisë.



