FOTO/ Çfarë ndodhi?! Vjosa Osmani shfaqet duke gjuajtur me armë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Kroaci për një vizitë zyrtare, dhe teksa gjatë qëndrimit të saj ka vizituar fabrikën e armëve “HS Produkt LTD”, në qytetin Karlovac.
Kjo kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit është e njohur për projektimin dhe prodhimin e pistoletave gjysmë automatike.
Osmani është njohur nga afër për punën që bëhet në këtë fabrikë, derisa ka testuar edhe disa prej armëve.
Në një fotografi që ka publikuar presidentja Osmani në Facebook, shihet teksa merr shënjestër me pushkën gjysmë-automatike të llojit VHS-2-S.