FOTO/ Kush është nipi i ish-deputetit Rraja që u arrestua në Tiranë! Babai i tij në kërkim për dhunën ndaj vëllezërve Maja

Personi që shihni në foton e mëposhtm është Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u prangos mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.
Kujtojmë se pas kontrollit nga ana e policisë 22-vjeçarit i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash.
Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë, dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.
Nga ana tjetër kujtojmë se babai i Ariel Rrajës, Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti, teksa është ende në kërkim nga policia.
Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja pasi u ankuan për dëmet që shpërthimet në gurore po i shkaktonin banesave të tyre.