FOTOLAJM/ Alibeaj dhe Gjiknuri takohen në një restorant në Tiranë?

Kryetari Damian Gjiknuri dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj u takuan sot në një restorant.

Në media u raportua se ishte Alibeaj i cili priti për disa minuta Gjiknurin dhe pas mbërritjes së këtij të fundit, diskutimi u zhvillua në ambientet e brendshme të restorantit.

Takimi vjen një javë pasi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk pranoi propozimin e Gazment Bardhit në cilësinë e grupit parlamentar për të ndryshuar bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Seanca e sotme parlamentare u anulua, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën duke kthyer karriget përmbys.

Pasi socialistët u larguan, deputetët e Partisë Demokratike qëndruan në sallë edhe pse u fikën dritat.

Ata paralajmëruan se do të qëndrojnë në Kuvend, në shenjë kundërshtie për veprimet e fundit sipas tyre të jashtëligjshme ndaj opozitës. Deputetët kanë zgjedhur pikërisht këngën “Mora fjalën’, kushtuar legjendarit Adem Jashari, e cila është kthyer në një himn së fundmi, teksa këndohet edhe në ndeshjet e kombëtares së futbollit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT