Franca pezullon vizat për Kosovën/ Rama: Është dramatike që të humbasin një të drejtë…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama deklaroi se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Franca ka vendosur që të pezullojë vizat për Kosovën. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka treguar se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Ai shtoi se ky vendim është marrë pasi nuk është mbajtur fjala e dhënë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet të tregohen më të përgjegjshëm.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “do të ishte dramatike” për Kosovën që ta humbiste të drejtën e lëvizjes në BE.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian. Dhe ndërkohë, të dyja palët kanë në tavolinë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës, më e mira e mundshme”, tha ai, duke shtuar se në të ardhmen mund të mos ketë oferta më të mira në tavolinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT