Gazetari: BIRN, media e financuar për promovimin e reformës në drejtësi, e para media që hedh tezën për “hakmarrje politike” për Berishën

Gazetari Habjon Hasani ka reaguar ndaj një shkrim të BIRN, që në titull të saj, aludonte se Sali Berisha mund të jetë duke u goditur politikisht, edhe pse në brendësi të shkrimit, rreshtoheshin faktet e korrupsionit të familjes Berisha në aferën e dosjes “Partizani”.
“BIRN, media me e mbeshtetur nga partneret nderkombetare me fonde, e furnizuar per promovimin e reformes ne drejtesi, eshte e para media qe hedh tezen e nje “hakmarrje politike” ndaj Berishes.
Nuk paskan hiç besim te reforma ne drejtesi. Interesante”, shkruan Hasani, për shkrimin e BIRN, me autor gazetarin Gjergj Erebara.