Haklaj: Metës e Kryemadhit i është revokuar viza amerikane

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane. Haklaj shtoi me tej se Meta është shumë afër ‘non gratës’.

‘Ilir Meta i bëri presion SPAK-ut si Toto Rinna, duke u kërcënuar familjarët! Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane, dhe është shumë pranë ‘non gratës’.- tha Haklaj.

Më tej Haklaj, theksoi se për shkak të rëndësisë dhe protagonizmit politik në 33 vitet e demokracisë, hetimet dhe masat e marra ndaj Sali Berishës thyen mitin e të paprekurit nga drejtësia.

“Emri i Berishës është me rëndsishëm sepse është personazhi më i rëndësishëm i 33 viteve. Kur ka rënë miti i Sali Berishës askush tjetër nuk është i paprekshëm nga drejtësia, përfshirë këtu edhe Ramën. Rama është i prekshëm sepse Rama është pjesë e dosjes “Charls Mcgonigal”.-u shpreh Haklaj.

Nga ana tjetër avokati Rezart Kthupi tha se në çështjen CEZ -DIA mund të hetohet edhe Sali Berisha.

‘Te CEZ-DIA përveç Ilir Metës mund të hetohet edhe Sali Berisha. Tek çështja CEZ-DIA, mund të ndiqet precedent ‘Partizani’ dhe të hetohet edhe ish-kryeministri.’- tha Kthupi.

Juristi Kthupi sqaroi po ashtu edhe si funksionojnë vendimarrjet kolegjiale dhe theksoi se arsyeja pse Berisha është nën hetim nga SPAK, është edhe anashkalimi i procedurave paraprake të marrjes së një vendimi kolegjial, siç është Këshilli i Ministrave.

“Logjika që struktura ngre në raport me veprën penale është e tillë që është e vërtetë që është një vendim kolegjial, po për të arritur në një vendim kolegjial ka një procedurë të tërë që duhet ndjekur dhe vendimet klegjiale zakonisht është prdukt i disa dokumentacioneve që në fund përbëjnë atë që quhet vendim i Këshillit të Ministrave. Faza fillestare për të arritur tek vendimmarrja është ajo që deformon dhe vendimmarrjen finale. Në këtë pikë ajo që prezumohet që është elementi i veprës penale të zotit Berisha është që është deformuar procesi administrative që është prodhuar VKM-ja.”-tha Kthupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT