Hetimi i SPAK për Berishën/ Noka: Interesi kombëtar është më i rrezikuar se kurrë, ta mbrojmë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ishte këtë të shtunë në një intervistë për Euronews Albania për të folur për çështjen e hetimit ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Duke e quajtur të padrejtë hetimin ndaj Berishës, ai tha se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratik, pasi sipas tij dosja ndaj Berishës është një dosje politike, ku nuk cilësohet asnjë shkelje, qoftë edhe e një neni të vetëm.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratike, për të mbrojtur kushtetutën dhe kushtetutshmërinë e këtij vendi.

Pasi dosja që u montua  kundër Sali  Berishës është e gjitha një dosje politike, ku regjimi kërkon t’i bëjë gjyqin qeverisjes së Partisë Demokratike dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk cilësohet asnjë shkelje e një neni të vetë, të kodit të procedurës penale.

Është thjesht dosje politike dhe gjyq politik. Ne jemi të vendosur të mbrojmë, opozitën, republikën parlamentare, vlerat dhe interesin kombëtar që janë më  të rrezikuara se kurrë”,-tha Flamur Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT